Në datë 03 Korrik 2013 në ora 11.00, Shoqata për zhvillim lokal rural si partner i USAID SBEP (PROJEKTI PËR ZGJERIMIN E BIZNESEVE TË VOGLA) në iniciativën për përshpejtimin e krijimit të vendeve të punës dhe rritjes ekonomike në shkallë rajoni (Rajoni i Pollogit dhe Pellagonisë) e vizituan punëtorinë për ëmbëlsira të zonjës Rabije Sinani në fshatin Kamjan. Kjo është pjesë e iniciativës së projektit, që identifikon mundësitë dhe ndërton kapacitete për gratë ndërmarrëse. Në vizitë ishin prezent zonja Rabije Sinani, pronare e punëtorisë për ëmbëlsira, 10 gra të trajnuara nga zonja Rabije, zotëri Hazbi Idrizi (Kryetar i Komunës së Bogovinës), USAID dhe të gjithë të punësuarit në këtë projekt dhe zonjusha Sanela Shkrijelj (Shoqata për zhvillim lokal rural).
Njëra nga mundësitë e identifikuara nga Shoqata për zhvillim lokal rural është kompania e vogël, pronare e të cilës është një zonjë, ne fshatin Kamjan e cila prodhon ëmbëlsira. Biznesi filloi vetëm me një person të kyçur dhe ndër vite ajo u rrit në një kompani të vogël e cila në sezonën më të ngarkuar (koha kur organizohen dasmat tradicionale nga Maji në Gusht) prodhon më shumë se 25 ëmbëlsira në ditë. Me qëllim që të zmadhoj kapacitetin e saj, ajo kishte nevojë për disa investime plus, në pajisje për punë si dhe punëtore të kualifikuara. SHZHLR më tej erdhi në përfundim që me blerjen e 2 pjesëve (pajisje për punë me ëmbëlsira), një frigorifer special për mbajtjen e ëmbëlsirave në temperaturën e duhur dhe një tjetër pajisje që shërben për pregatitjen e brumit në forma të ndryshme, kompania mund të dyfishoj prodhimtarinë e saj, si pasojë e të cilës është nevoja për më shumë punëtore. Meqë kjo është një mundësi e qartë për krijimin e vendeve të punës për gratë e këtij rajoni, SBEP e ka mbështetur këtë kompani duke i ofruar këto pajisje të nevojshme, që si rezultat kishte trajnimin e 20 grave. Nga të gjitha ato të paktën 10 do të punësohen gjatë sezonës, përderisa të tjerat me ndihmën e SHZHLR do të motivohen të fillojnë bizneset e tyre.
Iniciativa-Shoqata e Grave Ndermarrese ne bashkepunim me USAID SBEP dhe SHZHLR (ZLRR) ne daten 8 Maj 2013 ne Mavrovi Anovi mbajti nje punetori per te themeluar Shoqaten e Grave ne Biznes. Punetoria u organizua me qellim qe te definohet misioni, vizioni dhe plani per funksionimin e metutjeshem te organizates.
NJOFTIM
Në datë 30 Prill, me fillim në ora 11.00 në Klubin e Gazetarëve në Shkup, Shoqata për zhvillim lokal rural e nënshkroi Deklaratën për bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të Shoqatës për zhvillim lokal rural, Milieukontakt Maqedoni dhe Komunës së Bogovinës si Komunë partner në projektin e USAID – Strategjitë Komunale për ndryshime klimatike.
Qëllimi kryesor i projektit të USAID-it për Strategjitë Komunale për ndryshime klimatike është i drejtuar kah pregatitja e komunave për përmirësimin e çasjes ndaj sfidave që shkaktojnë ndryshimet klimatike, me theks të veçant përmirësimin e proceseve lokale demokratike dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre për t’u përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike.
Qasja e projektit në të cilin merr pjesë Shoqata për zhvillim lokal rural, ka për qëllim t[i përgjigjet nevojës për përforcimin e shoqërisë civile dhe nevojës për ngritjen e vetëdijes, përforcimin e aktivizmit, si dhe të përforcohet rezistenca lokale drejt ndryshimeve globale klimatike. Duke përdor metodologji inovative të ashtuquajtur Metod për Agjendë të Gjelbërt (ZA), ky projekt propozon të bashkojë palët e interesuara, duke i kyçur Organizatat Qytetare, qytetarët, sektorin privat dhe qeverisjet komunale, të zhvillohet strategji e bazuar në koncenzus dhe plan akcional për zgjidhje, adaptim me ndryshimet klimatike dhe zbutje të pasojave nga këto ndryshime.
Ligjeratë – Shëndeti i gruas Aborti Medikamentoz
Në datë 24.04.2013 në Komunën e Bërvenicës, u mbajt ligjeratë në temë Shëndeti i gruas – Aborti Medikamentoz. Në këtë ngjarje morrën pjesë numër i madh i femrave, që shfaqën interesim për këtë temë, Dr Snezhana Georgieva – trajnuese, përfaqësuese nga Shoqata për edukim shëndetësor dhe kërkim HERA dhe përfaqësues nga ZLRR - Shoqata për zhvillim lokal rural.
KICK OFF EVENT
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në partneritet me Shoqatën për zhvillim Lokal Rural dhe Agjencionin për zhvillim regjional Senec – Pezinok nga Sllovakia, organizojnë prezantimin e projektit: “Përmirësimi i Potencialeve të Punësimit të grave nga bashkësitë etnike në tregun e punës“ (Improvement of Employment Potentials of Women from Minority Ethnic Communities in the Labor Market), i mbështetur nga Unioni Evropian, Ministria e Financave dhe CFCD (Financimi Qendrorë dhe Departamenti Kontraktues).
Ngjarja do të mbahet më 30 Janar 2013 (E mërkurë), në Kolegjin Willson në Bërvenicë - Tetovë, prej 11:00 deri 12:30. Projekti do të përfshij rajonin e Pollogut, Shkupit, Kërçovës dhe Strugës, dhe implementimi i tij ka filluar nga data 05 Nëntor 2012, me kohëzgjatje prej 15 muaj, deri më 05 Shkurt 2014.ShZhLR, ËSHTË NJËRA NGA GRANTISTET E CIRa-së!
Në vitin 2013, Shoqata per Zhvillim Lokal Rural vazhdon të punojë për të arritur qëllimet dhe objektivat e veta strategjike. Aktivitetet globale e organizatës në periudhën janar-dhjetor 2013, shpërndahen në katër programe:
I. PROGRAMI: Qeverisja e mirë dhe barazia gjinore në zonat rurale
II. Programi: Gratë dhe ekonomia
III. PROGRAMI: Rinia në Zhvillimin Rural
IV. PROGRAMI: Zhvillimi i përgjegjësisë shoqërore në mesin e komunitetit të biznesit lokal në Pollog
"Edukim, Punësim, dhe Barazi për Gratë e bashkësive etnike"

Shoqata për Zhvillim Lokal Rural në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Agjencisë për Zhvillimit Rajonal Senec - Pezinok, Sllovakia janë duke filluar me zbatimin e një projekti të ri "Edukim, Punësim, dhe Barazi për Gratë e bashkësive etnike", financuar nga Programi Operacional për zhvillimin e burimeve njerëzore 2007 - 2013 Instrumenti për Para-Aderimit (IPA). Projekti do të zbatohet në rajonet e Shkupit, Pollogut, Kërçovës dhe Strugës.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të lehtësojë integrimin e grupeve etnike shqiptare, turke dhe gratë boshnjake në territorin e përzgjedhur, në tregun e punës nëpërmjet rritjes së potencialeve të tyre të punësimit dhe promovimin e mundësive të barabarta dhe barazisë gjinore për gratë e këtyre grupeve etnike në nivel lokal nëpërmjet hapjes të mundësive të reja të të mësuarit për të rritur potencialet e tyre individuale për blerjen e vendeve të punës.
Grupet që ka për synim projekti janë gratë e papunësuara etnike e të moshës 20-45; gra nga komunitetet rurale me sfond të ligjit arsimor dhe 16 gra nga stafi profesional (10 për stafin profesional për punë të mëtejshme me gratë etnike pas realizimit te projektit dhe 6 për stafin e inkubatorit).
Rezultatet kryesore, që do të dalin nga ky projekt janë:
*Do të zhvillohen dhe të zbatohen trajnime të përgjithshme dhe të veçanta;
**Do të krijohen lidhjet midis grave dhe punëdhënësve potencialë dhe do të përmirësohet bashkëpunimi mes të gjitha paëve të interesuara;
***Do të jetë themeluar inkubatori i parë pilot-rural për gratë, ku do të ketë staf të pregatitur dhe të aftë për të ndihmuar në themelimin e bizneseve të reja, të udhëhequra nga gratë.
Përfundoj projekti për arritje të barazisë gjinore në komunitetet rurale
Të premten, më 11 janar të vitit 2013, në ora 10:30, në Qendrën Informative të BE-së u mbajt konferencë përfundimtare e projektit të financuar nga BE-ja “Arritje të barazisë gjinore në komunitetet rurale”.
Në këtë eveniment, fjalime hyrëse mbajtën:
Sh.T. z. Aivo Orav, Shef i Delegacionit të BE-së;
Znj. Elena Grozdanova, Këshilltarë shtetëror për barazinë gjinore, Ministri për punë dhe politik sociale;
Z. Hazbi Idrizi, Kryetarë i Komunës së Bogovinjës;
Z. Enver Pajaziti, Kryetarë i Komunës së Bërvenicës;
Z. Bajram Kadria, Kryetarë i Komunës së Vrapçishtës;
Z. Fatmir Izairi, Kryetarë i Komunës së Zhelinës.
Znj. Sanela Skrijelj, koordinatore e projektit nga Asociacioni për zhvillim rural prezantoi rekomandimet e projektit për zbatim me cilësi më të madhe të Ligjit për barazi gjinore në nivel komunal.
Diten Nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe ndarjes se cmimit Nobel, Unionit Evropian.
ZLRR (Shoqata per zhvillim lokal rural) morri pjese ne ngjarjen e organizuar nga Delegacioni I Unionit Evropian ne Shkup. Ngjarja u organizua per te shenuar Diten Nderkombetare te te drejtave te njeriut dhe ndarjes se cmimit Nobel, Unionit Evropian.
![]() |
![]() |
![]() |
NuklEUs ndryshimesh – Grate ne shoqeri

Krijohen planet tre vjecare per Barazi Gjinore ne Komunat e Pollogut
Duke filluar nga 8 Tetori 2012, Shoqata per Zhvillim Lokal Rural (ZLRR) dhe ekspertet nga CIRA filluan vizitat e punes neper Komunat e Pollogut, te kycur ne projektin e EU, EIDHR “Barazia gjinore ne mjediset rurale”.
Pas perfundimit te trajnimeve perfaqesuesit e Komisioneve per mundesi te barabarta, nga Komunat Bogovine, Bervenice, Zheline dhe Vrapcisht, filluan me krijimin e planeve per aksion per mundesi te barabarta mes grave dhe burrave. Pas SWOT analizave, gjithashtu u definuan perparesite strategjike dhe aktivitete per vitet 2013 – 2015. Vemendje e vecante j’u perkushtua institucioneve pergjegjese dhe resurseve per zbatim te aktiviteteve te propozuara, por edhe definimit te indikatoreve real.
Ne 15 Tetor u mbajt punetori ne Komunen e Bervenices. Ne date 19 Tetor eshte planifikuar punetori ne Zheline, ndersa ne daten 22 ne Komunen e Vrapcishtit.
Ne kornize te projektit „Barazia gjinore ne mjediset rurale“ ne date 30/31 Gusht 2012, SHZHLR organizoi trajnim dy ditesh per krijimin e planeve te akcionit ne nivel komunal, per barazi gjinore. Sipas planit te projektit eshte planifikuar te perpunohen plane te akcionit ne secilen nga komunat e kycura ne projekt (Bogovine, Vrapcisht, Zheline dhe Bervenice), te cilat jane bazuar ne nevojat reale, te pershtatura sipas mundesive per realizimin e te njejtave, me te cilat do te arrihen ndryshime me afatgjata. Keto plane te akcionit do te dorezohen ne keshillat e komunave per miratim.
Strategjia nacionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje 2012-2015
Përfaqësues të Shoqatës për zhvillim lokal rural morrën pjesë në Sesionin Publik të Strategjisë Nacionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje 2012-2015, që u mbajt në 28 Qershor 2012, ne Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, që ishte e organizuar nga Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta mes grave dhe burrave.
Vitet e kaluara është zmadhuar evidentimi i rasteve të prekur nga dhuna në familje, që si pasojë kemi numër të zmadhuar të personave që denohen për veprat e tyre.
Në tre mujorin e parë të vitit janë evidentuar 134 krime të kryera në dhunë familjare, që është 9 përqind më pak në krahasim me vitin e kaluar.
Ministri për punë dhe politikë sociale Spiro Ristovski potencoi:
“Përshkak mbrojtjes të viktimave kemi ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale dhe civile në Maqedoni, ndërsa në vitin 2008 u definua balanci i dhunës në familje me Kodin Penal”.
Edukim për PAP Test në Komunën e Bërvenicës, Çellopek në datë 19.06.2012
Në ora 16:00 filloi ligjerata me Dr. Azize Veliu në Çellopek
Ligjerata u mbajt në Shkollën fillore të fshatit Çellopek, “7 Marsi”, në gjuhën shqipe, përshakak se të gjitha gratë e këtij fshati janë shqiptare.
Pas mbarimit të ligjeratës disa prej grave i parashtruan pyetje doktoreshës në lidhje me PAP Testet, si psh;
Deri në cilën moshe mund të bëhet PAP Testi? Si mund të parandalojmë kancerin? Etj.
Gratë që i permbushnin kushtet e kësaj iniciative të PAP Testeve, që jane në moshën 24-35 vjecare u regjistruan me vetëdëshirë për t’a bërë PAP Testin.
Në përfundim të këtij edukimi, pjesëmarrësve j’u shperndan pije freskuese dhe nje koktel simbolik.
Edukimi zgjati deri në ora 18:00 .
SUMMARY
"Zhvillim Eko-Social Pranvere- 2012" organizuar nga Rrjeti Esensee
Organizata nga kater shtete te Evropes Juglindore (Kroacia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia) morren pjese ne Trajnimi 16 ditor, per ndermarrje eko-sociale ne Kroaci dhe Itali, organizuar nga Esensee Network. Njeri nga perfaqesuesit e Maqedonise ishte OJQ “Shoqata per zhvillim local rural”.
Trajnimi u mbajt ne disa qytete te ndryshme, ku permes shembujve te ndermarrjeve qe veprojne ne ato qytete te Kroacise dhe Italise, ne mesuam se si realizohen iniciativa te tilla.
Nga fakti qe pjesemarresit vinin nga shtete te ndryshme, ato spjegonin per eksperiencat e tyre shume vjecare dhe kjo jepte mundesine per te vazhduar komunikimin nder shtete edhe pas perfundimit te trajnimit. Organizatata pjesemarrese jane te perkushtuara ne punen e tyre per te miren e Ekologjise dhe Shoqerise. >>> më shumë informata
Barazia Gjinore – Korniza Ligjore ne Republiken e Maqedonise
Shoqata per Zhvillim Lokal Rural ne kornize te proektit “Barazia Gjinore ne Mjediset Rurale”, I financuar nga UE, organizoi punetori nje ditore ne teme “Barazia Gjinore – Korniza Ligjore ne Republiken e Maqedonise”. Punetoria u mbajt ne date 11 Qershor 2012 ne Komunen e Bogovines, fshati Kamjan, duke fillaur ne ora 12:00. Pjesemarres ne kete punetori ishin anetaret e Komisionit per Barazi Gjinore nga Komunat e Bogovines, Bervenices, Vrapcishtit dhe Zhelines.
Zonja Elena Grozdanova e cila eshte direkt e kycyr ne kete tematike, prezantoi Ligjin per Mundesi te Barabarta dhe Politikat Nacionale dhe Programin lidhur me punen e tyre.
Pjesemarresit paten mundesi te diskutojne dhe te parashtrojne pyetje ne fund te punetorise, ato ndane mendimet e tyre dhe komentuan prezantimin e Zonjes Elena.
Një për të gjithë, të gjithë për natyën
Ditën e mërkurë, 6 Qershor 2012, në shkollën fillore “7 Marsi”, në fshatin Çellopek, Komuna e Bërvenicës, Shoqata per zhvillim lokal rural, organizoi eventin me emër “Një për të gjithë, të gjithë për natyën”. Eventin e mbështeti Ambasada e Norvegjisë, përmes programit për grante të vogla.
Qëllimi i eventit ishte promovimi i aspekteve pozitive të ndryshuershmërisë ndër-etnike përmes aktiviteteve të nxënësve të shkollës fillore. Më shumë se 100 nxënës ishin të kyçur në këtë event>>> më shumë informata
Nevojat e gruas rurale ne takimin me delegacionin e UE ne Bogovine
Ne 25 Maj, 2012, Buss UE vizitoi Komunen e Bogovines. Kyetari Z.Hazbi Idrizi, i uroi mireseardhje Ambasadorit te delegacionit te UE ne Maqedoni, Z.Aivo Orav, Zonja Teuta Arifi, minister i Integrimeve Europiane ne Qeverine e Maqedonise.
Irena Ivanova, Task menaxhere per programin EIDHR dhe disa anetare te tjere te delegacionit te UE.
President i Shoqates per Zhvillim Lokal Rural, Sanela Shkrijelj, gjithashtu morri pjese ne kete ngjarje.>>> më shumë informata
Barazia në mes të gjinive, qëllimi afatgjatë i mjediseve rurale
Pjesëmarrësit në këtë trajnim “Definimi i koncepteve bazë të barazisë gjinore” i cili u mbajt në Mavrovë, në datë 26/27 prill 2012, theksuan që barazia në mes gjinive duhet të jetë prioritet në nivel të komunave, edhe pse për tu arritur përmirësim është i duhur angazhim i plotë dhe buxhet i posatçëm.
Ky është trajnimi i parë nga katër të paraparë, që janë të organizuar në kornizat e projektit “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale” , mbështetur dhe finansuar nga EIDHR programi i UE. >>> më shumë informata
Ne 28 Mars 2012, në Komunën e Bervenicës, SZLR organizoi takimin e parë ndermjet komunave pjesëmarrëse në Projektin “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale”, mbështetur nga programi EIDHR.
Pjesëmarrësit në kete takim prezantuan: komisionet për mundesi të barabarta, zyrat për zhvillim ekonomik rural, këshillin komunal dhe OJQ, nga komunat e Bërvenices, Bogovinës, Vrapcishtit dhe Zhelinës. >>> më shumë informata
Mars, 2012, “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale”
Në fillim të muajit mars Shoqata për Zhvillim Lokal Rural zhvilloi një sërë takimesh të ndara me anëtarët e Komisioneve për Mundësi të Barabarta në komunat Zhelinë, Bërvenicë, Bogovinë dhe Vrapçisht, për të prezantuar projektin “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale”. Në këto takime, anëtarët e komisioneve u informuan për objektivat dhe aktivitetet e projektit, si dhe për angazhimet konkrete dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në realizimin e projektit.
Si rezultat i këtyre takimeve, në fund të muajit mars do të organizohet mbledhje koordinative ku do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Komisioneve për Mundësi të Barabarta nga komunat e përfshira, përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale dhe përfaqësuesit e OJQ-ve lokale nga rajoni, për të definuar praktikat e veprimit të metejshëm, detyrat e të gjithë pjesëmarrësve për realizim të aktiviteteve të projektit, si dhe orari i aktviteteve.