Përfundoj projekti për arritje të barazisë gjinore në komunitetet rurale
Të premten, më 11 janar të vitit 2013, në ora 10:30, në Qendrën Informative të BE-së u mbajt konferencë përfundimtare e projektit të financuar nga BE-ja “Arritje të barazisë gjinore në komunitetet rurale”.
Në këtë eveniment, fjalime hyrëse mbajtën:
Sh.T. z. Aivo Orav, Shef i Delegacionit të BE-së;
Znj. Elena Grozdanova, Këshilltarë shtetëror për barazinë gjinore, Ministri për punë dhe politik sociale;
Z. Hazbi Idrizi, Kryetarë i Komunës së Bogovinjës;
Z. Enver Pajaziti, Kryetarë i Komunës së Bërvenicës;
Z. Bajram Kadria, Kryetarë i Komunës së Vrapçishtës;
Z. Fatmir Izairi, Kryetarë i Komunës së Zhelinës.
Znj. Sanela Skrijelj, koordinatore e projektit nga Asociacioni për zhvillim rural prezantoi rekomandimet e projektit për zbatim me cilësi më të madhe të Ligjit për barazi gjinore në nivel komunal.
Barazia gjinore është një nga prioritetet e legjislacionit të BE-së dhe këto parime janë të përfshira në të gjithë programet të promovuar dhe të përkrahura nga BE-ja. Andaj, projekti i financuar nga BE-ja “Arritje të barazisë gjinore në komunitetet rurale” kishte për qëllim ti promovoj politikat, mekanizmat dhe vlerat të cilat duhet të ofrojnë mundësi më të mëdha si për gratë ashtu edhe për burrat, me qëllim që ti plotësojnë prioritetet individuale dhe të përfshihen në mënyrë aktive në zhvillimin e komunitetit të tyre rural.
Objektivi kryesor i projektit ishte që të mundësoj zhvillim efikas, social dhe të drejtë dhe ta rris barazinë gjinore në komunitetet rurale përmes institucionalizimit të qasjes që e promovon barazinë gjinore në proceset e krijimit të politikave në nivel lokal. Projekti ka qenë i realizuar në katër komuna të rajonit të Pollogut: Bogovinjë, Brvenicë, Vrapcishtë dhe Zhelinë, në periudhën Janar – Dhjetor 2012, me buxhet prej mbi 70.000 euro.
Aktivitetet e projektit i prodhuan këto rezultate:
- Kapacitetet e institucioneve lokale, kapacitetet e komisioneve për mundësi të barabarta dhe OJQ nga komunat përkatëse për promovim të barazisë gjinore të zmadhuara
- Është përmirësuar bashkëpunimi për promovimin e barazisë gjinore ndërmjet të gjithë palëve kompetente në nivel komunal
- Janë krijuar dhe miratuar plane lokale akcionale për barazinë gjinore
Vetëdije e ngritur e popullatës
Krijohen planet tre vjecare per Barazi Gjinore ne Komunat e Pollogut
Duke filluar nga 8 Tetori 2012, Shoqata per Zhvillim Lokal Rural (ZLRR) dhe ekspertet nga CIRA filluan vizitat e punes neper Komunat e Pollogut, te kycur ne projektin e EU, EIDHR “Barazia gjinore ne mjediset rurale”.
Pas perfundimit te trajnimeve perfaqesuesit e Komisioneve per mundesi te barabarta, nga Komunat Bogovine, Bervenice, Zheline dhe Vrapcisht, filluan me krijimin e planeve per aksion per mundesi te barabarta mes grave dhe burrave. Pas SWOT analizave, gjithashtu u definuan perparesite strategjike dhe aktivitete per vitet 2013 – 2015. Vemendje e vecante j’u perkushtua institucioneve pergjegjese dhe resurseve per zbatim te aktiviteteve te propozuara, por edhe definimit te indikatoreve real.
Ne 15 Tetor u mbajt punetori ne Komunen e Bervenices. Ne date 19 Tetor eshte planifikuar punetori ne Zheline, ndersa ne daten 22 ne Komunen e Vrapcishtit.
Ne kornize te projektit „Barazia gjinore ne mjediset rurale“ ne date 30/31 Gusht 2012, SHZHLR organizoi trajnim dy ditesh per krijimin e planeve te akcionit ne nivel komunal, per barazi gjinore. Sipas planit te projektit eshte planifikuar te perpunohen plane te akcionit ne secilen nga komunat e kycura ne projekt (Bogovine, Vrapcisht, Zheline dhe Bervenice), te cilat jane bazuar ne nevojat reale, te pershtatura sipas mundesive per realizimin e te njejtave, me te cilat do te arrihen ndryshime me afatgjata. Keto plane te akcionit do te dorezohen ne keshillat e komunave per miratim.
Ne fillim te trajnimit, trajnuesit i drejtuan pjesemarresit drejt procesit te perpunimit te planeve dhe ju prezantuan hapat baze qe duhet patjeter te ndermerren per realizim te suksesshem te ketij procesi. Sesionet kishin per teme: planifikim strategjik, aktivitete te bazuara ne vizion te perbashket, vlera e pjesemarrjes sa me te gjere dhe kycja e nje numri sa me te larte individesh, vecanerisht palet e prekura, vleresimi i fushave prioritare, pse eshte e rendesishme kycja e pjesemarresve nga cdo sektor i komunes ne kete proces; formimi i grupeve te punes per cdo sektor ne nivel komunal; mirmbajtje financiare dhe a egziston ekspertize ne nivel te komunes per realizim te planit te vazhdueshem te akcionit.
Gjate dites se dyte te trajnimit pjesemarresit te ndare ne grupe/sipas komunave filluan te perpunojnen SWOT analize dhe paten prezantim te Matrices per orientim strategjik dhe prezantim te rezulateteve.
Organizatoret nga SHZHLR dhe ekipi i trajnuesve nga CIRA (Qendra per Zhvillim Institucional) do te jene te kycur ne tere procesin e pergatitjes se planeve te akcionit, duke filluar nga trajnimet deri tek finalizimi i konceptit nga ana e perfaqesuesve te komisioneve per mundesi te barabarta.
Data per sesionin e ardheshem do te caktohen ne ditet ne vijim.
Strategjia nacionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje 2012-2015
Përfaqësues të Shoqatës për zhvillim lokal rural morrën pjesë në Sesionin Publik të Strategjisë Nacionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje 2012-2015, që u mbajt në 28 Qershor 2012, ne Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, që ishte e organizuar nga Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta mes grave dhe burrave.
Vitet e kaluara është zmadhuar evidentimi i rasteve të prekur nga dhuna në familje, që si pasojë kemi numër të zmadhuar të personave që denohen për veprat e tyre.
Në tre mujorin e parë të vitit janë evidentuar 134 krime të kryera në dhunë familjare, që është 9 përqind më pak në krahasim me vitin e kaluar.
Ministri për punë dhe politikë sociale Spiro Ristovski potencoi:
“Përshkak mbrojtjes të viktimave kemi ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale dhe civile në Maqedoni, ndërsa në vitin 2008 u definua balanci i dhunës në familje me Kodin Penal”.
Edukim për PAP Test në Komunën e Bërvenicës, Çellopek në datë 19.06.2012
Në ora 16:00 filloi ligjerata me Dr. Azize Veliu në Çellopek
Ligjerata u mbajt në Shkollën fillore të fshatit Çellopek, “7 Marsi”, në gjuhën shqipe, përshakak se të gjitha gratë e këtij fshati janë shqiptare.
Pas mbarimit të ligjeratës disa prej grave i parashtruan pyetje doktoreshës në lidhje me PAP Testet, si psh;
Deri në cilën moshe mund të bëhet PAP Testi? Si mund të parandalojmë kancerin? Etj.
Gratë që i permbushnin kushtet e kësaj iniciative të PAP Testeve, që jane në moshën 24-35 vjecare u regjistruan me vetëdëshirë për t’a bërë PAP Testin.
Në përfundim të këtij edukimi, pjesëmarrësve j’u shperndan pije freskuese dhe nje koktel simbolik.
Edukimi zgjati deri në ora 18:00 .
SUMMARY
"Zhvillim Eko-Social Pranvere- 2012" organizuar nga Rrjeti Esensee
Organizata nga kater shtete te Evropes Juglindore (Kroacia, Kosova, Maqedonia dhe Serbia) morren pjese ne Trajnimi 16 ditor, per ndermarrje eko-sociale ne Kroaci dhe Itali, organizuar nga Esensee Network. Njeri nga perfaqesuesit e Maqedonise ishte OJQ “Shoqata per zhvillim local rural”.
Trajnimi u mbajt ne disa qytete te ndryshme, ku permes shembujve te ndermarrjeve qe veprojne ne ato qytete te Kroacise dhe Italise, ne mesuam se si realizohen iniciativa te tilla.
Nga fakti qe pjesemarresit vinin nga shtete te ndryshme, ato spjegonin per eksperiencat e tyre shume vjecare dhe kjo jepte mundesine per te vazhduar komunikimin nder shtete edhe pas perfundimit te trajnimit. Organizatata pjesemarrese jane te perkushtuara ne punen e tyre per te miren e Ekologjise dhe Shoqerise.
Trajnimi filloi ne Split, ku vizituam disa ndermarrje si qe ishin: “Healthy City” organizate e cila na njoftoi rreth punes se tyre per zhvillim te shendetshem dhe stabil te shoqerise, gjithashtu me historine e Kroacise dhe traditat. Tjeter shembull qe pjesemarresit vizituan ishte “Stella Polaris” e cila merrej me Mbrojtjen dhe Revitalizimin e Rajonit te Radoshicit (fshatra ne afersi te Splitit).
Dita e 5-te e trajnimit na shpie ne Varazhdin dhe Cakovec, ne kete ane te Kroacise mesuam me shume rreth punes se ACT – shoqate e qytetareve qe punon rreth informimit, konsultimit, trajnimit dhe forma te tjera per mbeshtetjen e zhvillimit te shoqerise civile dhe ekonomise sociale. Pjese e tyre eshte edhe “Humana Nova” ndermarrje qe merret me prodhimin dhe shitjen e tekstilit ekologjik dh ender te tjerash puneson persona me nevoja te kufizuara.
Ne Osijek, natyra e ndermarrjeve ishte e ngjajshme por me shembuj me konkret, pjesemarresit u njohen me mire me “Marketingun” dhe Marrdheniet me publikun, me ndihmen e prezantuesve nga “Slap” – Shoqata per zhvillim kreativ Waterfall.
Pervec ndermarrjeve kroate, pjesemarresit vizituan edhe ato italiane ne Mola di Bari, ne Mesagne dhe ne Bari. Nikoqir te trajnimit ne Mola di Bari ishte oranizata ESCOP dhe ELPENDU shoqeria per ndermarrje sociale te cilet prezantan punen e tyre dhe mbajten ligjerata ne lidhje me ndermarrjet eko-socaile. Si rezultat shume ide dhe bashkepunime mbeten per tu realizuar.
PDF summary download >>> |
Barazia Gjinore – Korniza Ligjore ne Republiken e Maqedonise
Shoqata per Zhvillim Lokal Rural ne kornize te proektit “Barazia Gjinore ne Mjediset Rurale”, I financuar nga UE, organizoi punetori nje ditore ne teme “Barazia Gjinore – Korniza Ligjore ne Republiken e Maqedonise”. Punetoria u mbajt ne date 11 Qershor 2012 ne Komunen e Bogovines, fshati Kamjan, duke fillaur ne ora 12:00. Pjesemarres ne kete punetori ishin anetaret e Komisionit per Barazi Gjinore nga Komunat e Bogovines, Bervenices, Vrapcishtit dhe Zhelines.
Zonja Elena Grozdanova e cila eshte direkt e kycyr ne kete tematike, prezantoi Ligjin per Mundesi te Barabarta dhe Politikat Nacionale dhe Programin lidhur me punen e tyre.
Pjesemarresit paten mundesi te diskutojne dhe te parashtrojne pyetje ne fund te punetorise, ato ndane mendimet e tyre dhe komentuan prezantimin e Zonjes Elena.
Një për të gjithë, të gjithë për natyën
Ditën e mërkurë, 6 Qershor 2012, në shkollën fillore “7 Marsi”, në fshatin Çellopek, Komuna e Bërvenicës, Shoqata per zhvillim lokal rural, organizoi eventin me emër “Një për të gjithë, të gjithë për natyën”. Eventin e mbështeti Ambasada e Norvegjisë, përmes programit për grante të vogla.
Qëllimi i eventit ishte promovimi i aspekteve pozitive të ndryshuershmërisë ndër-etnike përmes aktiviteteve të nxënësve të shkollës fillore. Më shumë se 100 nxënës ishin të kyçur në këtë event.
Akcioni për pastrimin e oborrit, mbjellja e luleve dhe gjelbërimit, lojëra sportive me rekuizita prej materialit të recikluar, vizatim, të cilat ishin vetëm një pjesë e vogël e altiviteteve gjatë mbajtjes së eventit. Përmes porosisë së eventit “Një për të gjithë, të gjithë për natyrën”, nxënësit kishin mundësinë të përcjellin një porosi, që ndryshueshmëria duhet të jetë faktor për bashkim, veçacërisht në situata kur paraqiten sfida të interesit të përbashkët të shoqërisë, si psh. Ato që janë të lidhura me mbrojtjen e mjedisit jetësor.
Fjalim përshëndetës mbajti kryetari i Komunës së Bërvenicës, zotëri Enver Pajaziti. Ai e theksoi mbështetjen e vetqeverisjes lokale për inicijativa të cilat promovojnë vlera pozitive dhe japin kontribut në përmirësimin e bashkpunimit ndër-etnik dhe ndër-kulturor në mes qytetarëve të kësaj komune.
Shkolla u shpërbly, me topa futbolli dhe basketbolli, por gjithashtu ju nda Mirënjohje nga SHZHLR, ndërsa Kompania PAKOMAK për menaxhimin me mbeturinat e paketimeve dhuroi 4 konenjerë për selektim të mbeturinave.
Nevojat e gruas rurale ne takimin me delegacionin e UE ne Bogovine
Ne 25 Maj, 2012, Buss UE vizitoi Komunen e Bogovines. Kyetari Z.Hazbi Idrizi, i uroi mireseardhje Ambasadorit te delegacionit te UE ne Maqedoni, Z.Aivo Orav, Zonja Teuta Arifi, minister i Integrimeve Europiane ne Qeverine e Maqedonise.
Irena Ivanova, Task menaxhere per programin EIDHR dhe disa anetare te tjere te delegacionit te UE.
President i Shoqates per Zhvillim Lokal Rural, Sanela Shkrijelj, gjithashtu morri pjese ne kete ngjarje.
Ajo kishte rastin te promovoje misionin e SHZHLR, projektin i cili eshte i mbeshtetur nga EIDHR por gjithashtu pati rastin te loboje per nje mbeshtetje me te madhe nga donatoret per zhvillim socio-ekonomik te gruas rurale. Nder te tjerash ajo shprehu vleresimin ne emer te SHZHLR, Kryetarit Idrizi per mbeshtetjen e vazhdueshme ne aktivitetet e kesaj Shoqate.
“Gruaja rurale duhet te konsiderohet si force qe shpie perpara shoqerine. Ditet e sotshme ajo nuk punon vetem ne shtepi dhe ne are, por vazdhdon studime ne universitet, udheheq biznese te vogla shtepiake dhe gjithashtu e plotson rrolin e nje nikoqirje. Per te realizuar gjithe keto obligime, grate kane nevoje per mbeshtetje me te madhe nga institucionet. Puna e tyre e pavleresuar duhet te njihet dhe te vleresohet” , tha Sanela Shkrijelj.
Barazia në mes të gjinive, qëllimi afatgjatë i mjediseve rurale
Pjesëmarrësit në këtë trajnim “Definimi i koncepteve bazë të barazisë gjinore” i cili u mbajt në Mavrovë, në datë 26/27 prill 2012, theksuan që barazia në mes gjinive duhet të jetë prioritet në nivel të komunave, edhe pse për tu arritur përmirësim është i duhur angazhim i plotë dhe buxhet i posatçëm.
Ky është trajnimi i parë nga katër të paraparë, që janë të organizuar në kornizat e projektit “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale” , mbështetur dhe finansuar nga EIDHR programi i UE.
Në trajnim morrën pjesë përfaqësues të këshillave komunal, komisioneve për mundësi të barabarta, sektori joqeveritarë dhe sektori i biznesit, në pesë komunat ku zbatohet projekti: Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë dhe Vrapçisht.
Përmes trajnimit interaktiv, pjesëmarrësit u njoftuan me temat: Dallimi në mes termeve gjini dhe sex; Komponentat kyçe të mardhënieve gjinore; Natyra zhvillimore; Ndarja Gjinore e punës; Stereotipet dhe paragjykimet gjinore; Diskriminimi në bazë të gjinisë; Fushat kyçe në të cilat grate janë më shpesh të diskriminuara; Definimi i termeve Barazi Gjinore dhe Njejtësi Gjinore; Hyrje në analizën gjinore dhe buxhetimin gjinor.
Trajnimi i ardhëshëm do të mbahet në muajin Maj, me temë “Korniza Ligjore dhe Politikat me të cilat rregullohet Barazia në mes Gjinive”.
|
Ne 28 Mars 2012, në Komunën e Bervenicës, SZLR organizoi takimin e parë ndermjet komunave pjesëmarrëse në Projektin “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale”, mbështetur nga programi EIDHR.
Pjesëmarrësit në kete takim prezantuan: komisionet për mundesi të barabarta, zyrat për zhvillim ekonomik rural, këshillin komunal dhe OJQ, nga komunat e Bërvenices, Bogovinës, Vrapcishtit dhe Zhelinës.
Pjesëmarrësit u priten nga Kryetari i Bervenicës, Z.Enver Pajaziti. Në këte fjalim ai miratoi mbështetjen e tij për aktivitet e planifikuara në rajonin e Pollogut dhe angazhimin e tij drejt bashkëpunimit me sektorin civil. “Komunat e rajonit të Pollogut janë të përgaditura për angazhim aktiv në programet qe kontribojnë drejt zhvillimit socio-ekonomik. Rajoni posedon potencial dhe mbështetje të bujshme për zbatim të perbashkët të programëve, qe do të pranojne rajonin si partner serioz, jo vetem si pjesëmarrës pasiv” , tha Kryeatri Pajaziti.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i synimeve dhe aktiviteteve te projektit, përcaktimin e afateve kohore per zbatimin e trajnimeve të ardhëshme, diskutimin e planëve komunale të veprimit dhe të jepen sugjerime për zbatimin e projektit. Pjesëmarresit ndane gjithashtu disa ide në lidhje me projektin, të cilat jane me më shume prioriet për rajonin. Ndërhyrjet e propozuara ishin në disa fusha: mbrojtje shëndetësore për femrat e vendeve malore, përmiresimin e mardhënieve ndëretnike, vecanerisht duke u koncentruar në shkollat e mesme, trajnime për procesin e zgjedhjeve etj.
Grupi do të takohen përsëri në fund të muajit Prill dhe atehere do të prezantohet moduli i pare i trajnimit.
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Mars, 2012, “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale”
Në fillim të muajit mars Shoqata për Zhvillim Lokal Rural zhvilloi një sërë takimesh të ndara me anëtarët e Komisioneve për Mundësi të Barabarta në komunat Zhelinë, Bërvenicë, Bogovinë dhe Vrapçisht, për të prezantuar projektin “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale”. Në këto takime, anëtarët e komisioneve u informuan për objektivat dhe aktivitetet e projektit, si dhe për angazhimet konkrete dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në realizimin e projektit.
Si rezultat i këtyre takimeve, në fund të muajit mars do të organizohet mbledhje koordinative ku do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Komisioneve për Mundësi të Barabarta nga komunat e përfshira, përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale dhe përfaqësuesit e OJQ-ve lokale nga rajoni, për të definuar praktikat e veprimit të metejshëm, detyrat e të gjithë pjesëmarrësve për realizim të aktiviteteve të projektit, si dhe orari i aktviteteve.
Shkurt, 2012, “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale”
Shoqata për Zhvillim Lokal Rural filloi implementimin e projektit “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale” në rajonin e Fushës së Pollogut. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me autoritetet lokale të komunave Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë dhe Vrapçisht.
Objektivi primar i projektit është të arrihet një zhvillim shoqëror efektiv dhe i drejtë dhe të rritet barazia gjinore në mjediset rurale me anë të institucionalizimit të qasjes për integrim të aspektit gjinor në proceset e hartimit të politikave në nivel lokal.
Objektivat specifikë të projektit janë:
- Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve lokale, Komisioneve për Mundësi të Barabarta dhe OJQ-ve, për integrim efektiv të aspektit gjinor;
- Krijimi i metodologjive dhe veglave efektive për integrim të aspektit gjinor – Plan Lokal për Barazi Gjinore, për lehtësim të procesit të arritjes së barazisë gjinore në nivel lokal;
- Ndërgjegjësimi i popullatës për çështjet gjinore me anë të një strategjie për informim gjithëpërfshirës të publikut dhe fushatës mediale.
Në kuadër të projektit “Barazia Gjinore në Mjediset Rurale” do të realizohen punëtori, seminare, debate publike, konferencë përmbyllëse, trajnime për Grupet e interesit – anëtarët e Komisioneve për Mundësi të Barabarta si dhe do të botohen dhe shpërndahen broshura edukative mbi të drejtat e gruas dhe do të formohet Rrjeti për bashkëpunim midis palëve.
Përfituesit kryesorë të projektit janë gratë nga komunat Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë dhe Vrapçisht, organizatat lokale të shoqërisë civile, si dhe personeli i komunave të përfshira.