Barazia Gjinore në Komunën e Bogovinës

Shoqata për Zhvillim Lokal Rural në bashkëpunim me Komunën e Bogovinës implementon projektin “Analiza e kapaciteteve dhe nevojave të institucioneve lokale për krijim të politikave gjinore”. Qëllimi i këtij projekti është të shqyrtohen dhe vlerësohen nevojat e Njësisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe në veçanti të Komisionit për Mundësi të Barabarta për përfshirjen e parimit të barazisë gjinore në krijimin e politikave lokale, si dhe vendosja e bashkëpunimit efektiv ndërmjet të gjithë faktorëve relevant në nivel lokal. Në fazën e parë të projektit janë zbatuar anketa, hulumtime dhe takime me grupet e fokusit, për definimin e kapaciteteve dhe nevojave për fuqizimin e anëtarëve të Komisionit për Mundësi të Barabarta. Në vazhdim projekti parasheh organizimin e seminareve për përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe hartimin e planit të përbashkët për veprim, si dhe botimin e një broshure me rezultatet dhe rekomandimet.
Projekti është i financuar me grant nga programi CIVICA Mobilitas i implementuar nga CIRa dhe i mbështetur financiarisht nga SDC.
![]() |
![]() |
Analiza e kapaciteteve dhe nevojave të institucioneve lokale për krijimin e politikave gjinore
Në kuadër të projektit “Analiza e kapaciteteve dhe nevojave të institucioneve lokale për krijimin e politikave gjinore”, më 21 dhe 22 korrik të vitit 2011, në hotelin Biser në Strugë është mbajtur një takim pune për prezantimin e rezultateve të hulumtimit dhe hartimin e planit të përbashkët për veprim të mëtejshëm.
Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e të dhënave dhe njohurive të përfituara, dhe në bazë të tyre, përgatitjen e planit të aktiviteteve dhe masave për adresim të nevojave të identifikuara.
Në takim morrën pjesë përfaqësues të Komisioneve për Mundësi të Barabarta të Komunave të Bogovinës dhe Bërvenicës, përfaqësues të administratës komunale dhe të organizatave joqeveritare.